E enjte, 19 Mars, 2026

Dalin shifrat: Investimet direkte në Kosovë rriten, por kapitali shkon gjithnjë e më shumë jashtë

Ndaj

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat për Investimet Direkte për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, shkruan Kujdestari,info

Sipas raportit, deri në fund të qershorit, investimet direkte në Kosovë arritën vlerën 441.26 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, investimet direkte jashtë Kosovës shënuan një rritje më të shpejtë dhe të ndjeshme, duke arritur 166.59 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 55.23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo tregon se, ndërsa Kosova vazhdon të ketë një ekonomi të vogël dhe buxhet të kufizuar për të tërhequr investime të huaja, investitorët po dërgojnë gjithnjë e më shumë kapital jashtë vendit. Në terma të thjeshtë, vendi ka mbetur një destinacion modest për investime, ndërsa para të konsiderueshme po shkojnë drejt tregjeve të huaja. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera