Minatorët e ndërrimit të dytë të Trepçës kanë dalë nga miniera para rreth tri orësh, pasi kishin qëndruar të ngujuar përreth 7 orë, raporton KosovaPress.
Ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike, i cili kishte pamundësuar daljen e tyre nga miniera.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar për kosovapress se ende nuk ka informata të plota për situatën.
“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet”, ka thënë ai.
Defekt me energji elektrike në Trepçë, disa minatorë mbeten përkohësisht të bllokuar nën tokë