E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Çokolata, kikirika, pije e kafe: Policia shpenzon 10 mijë euro në shujta dhe snacks

Ndaj

Nga espresso e kapuçino, deri te krosantat, çipsat dhe pijet e gazuara – këto do të jenë produktet që do t’i ofrojnë aparatet vetë-shërbyese të cilat së shpejti do të vendosen nëpër stacionet policore të Kosovës.

 

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 10 mijë eurosh për furnizim dhe vendosje të aparateve vetë-shërbyese me kafe, pije të ndryshme dhe mes-shujta (snacks) në të gjitha Drejtoritë Regjionale, Stacionet dhe nënstacionet policore në vend.

Kontrata është nënshkruar më 3 shtator 2025, ndërsa në tender kanë konkurruar dy kompani, prej të cilave dy janë shpallur të përgjegjshme. Fitues ka dalë kompania “GSM” SH.P.K., me seli në Prishtinë, shkruan Kujdestari.info.

Sipas kontratës, aparatet e kafes duhet të ofrojnë minimum 9 lloje të ndryshme: espresso, makiato, kapuçino, çokollatë, çaj etj.

Ato duhet të kenë sistem vetë-shërbyes, me mundësi përcaktimi të nivelit të sheqerit, si dhe pagesë përmes monedhave ose kartelave elektronike.

Aparatet do të përfshijnë automatikisht gotat, lugët dhe sheqerin. Në rast defekti, operatori duhet të bëjë servisimin brenda ditës ose të zëvendësojë aparatin.

Parashihet vendosja e 100 aparateve për kafe në gjithë Kosovën.

Pjesa e dytë e kontratës parasheh furnizimin me aparate për pije dhe snacks, me minimum 40 pozicione për produkte dhe kapacitet prej së paku 300 copësh. Artikujt përfshijnë: Coca-Cola, Fanta, Sprite, ujë natyral e mineral, çaj të ftohtë, lëngje frutash, patos, çipsa, krosanta, pop kek, si dhe çokollata të ndryshme (Mars, Snickers, Kinder Bueno etj.).

Produktet duhet të kenë afat minimal përdorimi prej tre muajsh, ndërsa mbushja e aparateve do të bëhet rregullisht – javore, ditore ose disa herë brenda ditës – sipas nevojës së institucioneve policore.

Në këtë pjesë përfshihet vendosja e 50 aparateve për pije dhe snacks.

Operatori ekonomik fitues ka afat 65 ditë kalendarike për të realizuar të gjithë projektin e shpërndarjes dhe kompletimit të aparateve në mbarë Kosovën.

FURNIZIM ME APARATET VETË-SHERBYESE PËR KAFE

1       Espresso    Copë 1       50%

2       Espresso e gjatë Copë 1

3       Makiato     Copë 1

4       Amerikane         Copë 1

5       Kapuçino   Copë 1       30%

6       Kapuçino me çokollatë        Copë 1

7       Çokollatë   Copë 1

8       Çokollatë me qumësht         Copë 1       20%

9       Çaj    Copë 1

Aparatet e kafes duhet të jenë aparate vetë-shërbyese për shërbimin me kafeve të llojeve të ndryshme. Kompanitë që mundë të ofertoj në ketë projekt, duhet të jenë kompani të autorizuara, distributor apo diller i se paku një lloji (brendi) të kafesë për Kosovë. Aparati i kafës duhet të ketë mundësin e shërbimit minimum 9 lloje (opsione) të kafesë.

Aparati duhet të ofrojë lloje të ndryshme të kafesë, kafe të ndryshme me përzierje, kafe me qumësht, kafe me çokollatë të nxehtë, kafe me çokollatë të përzier dhe me qumësht etj.

Aparati i kafesë duhet të këtë mundësi që përdoruesi të përcaktoj nivelin e sheqerit në kafe, po ashtu edhe largimin komplet të sheqerit nga disa lloje të kafeve.

Aparatet e kafes lejohet të jenë aparate që kafen e shërbejnë përmes kokrrave me bluarje ( mulli ).

Aparatet e kafesë duhet t’i ketë të përfshira në mënyrë automatike gotat nga letra, lugët dhe sheqerin për ç’do kafe të porositur.

FURNIZIM ME APARATET VETË-SHERBYESE PËR PIJE DHE MESË SHUJT ( snacks ).

1       Pije ne kanaqe  330 ml (coca cola )       Copë 1         40%

2       Pije ne kanaqe  330 ml (coca cola  zero)         Copë 1

3       Pije ne kanaqe  330 ml  ( fanta orange, exotic, tropical)    Copë 1

4       Pije ne kanaqe  330 ml (sprite )    Copë 1

5       Pije ne kanaqe  330 ml (shweeps)         Copë 1

6       Pije ne kanaqe  330 ml (çaj i ftohtë )     Copë 1

7       Pije  langje molle 200 ml     Copë 1

8       Pije  langje portokalli 200 ml       Copë 1

9       Pije  langje vishnje 200 ml  Copë 1

10     Uje natyral 0.5l Copë 1       30%

11     Uje mineral 0.5l          Copë 1

12     Patos pa djeges 40gr   Copë 1       20%

13     Patos djeges 40 gr       Copë 1

14     Çipsa sweet papper 60 gr     Copë 1

15     Çipsa classic 80gr       Copë 1

16     Çipsa pizza 30gr         Copë 1

17     Bake rolls 80 gr (salt, garlik)        Copë 1

18     Kikirik 110gr     Copë 1

19     Krosanta mmaxi me kakao 80gr   Copë 1         10%

20     Krosanta double vanill & kakao 80gr    Copë 1

21     Pop kek me shije çokollate  Copë 1

22     Pop kek me shije limoni      Copë 1

23     Çokollate me karamel 51 gr (Mars)       Copë 1

24     Çokollatë bar Snickers 50gr Copë 1

25     Çoko me vafer&lajthi Kinder Bueno 43 gr         Copë 1

Aparatet e pijeve dhe shujtove duhet të ketë minimum 40 vende për vendosje të pijeve.

Artikujt të cilët do të vendosen në aparate, do te përzgjodhën selektohen nga komisionet e caktuara nga PK-së.

OE duhet të jetë përgjegjës për mbushjen e aparateve me pije, desertë në baza javore, ditore, apo varësisht nga nevoja e institucionit brenda dite.

Çdo artikull i cili vendoset ne aparate, duhet të ketë afatin e garancionit min tre ( 3 )  muaj, OE është i obliguar të kontrolloj afatin e skadimit te produkteve.

OE  duhet të bëj mirëmbajtjen e aparateve sipas nevojës.

Kapaciteti i produkteve minimum 300 cope, shume llojshmëri të produkteve snacks: çipsa, korosanta, çokolada e shume të tjera, ujë, lëngje, pije të gazuara ( Coca-cola, Fanta, Sprite, Shweps dhe lëngje te tjera) dhe artikuj  te tjerë, llojet e produkteve ne fjale duhet te përcaktohen nga AK-sipas kërkesave nga AK-së./Kujdestari.info/.

Lexo më shumë

Të tjera