KEDS ka ndërprerë furnizimin për mbi 1,500 biznese të mëdha, të cilat nuk kishin dalë në tregun e hapur të energjisë elektrike. Ky veprim ka ngritur shqetësime për stabilitetin e biznesit dhe gatishmërinë e kompanive për të funksionuar në kushte konkurruese. Shkëputja tregon mungesën e përgatitjes së disa ndërmarrjeve për të përmbushur kërkesat e tregut të hapur, si dhe rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm nga autoritetet rregullatore, shkruan Kujdestari.info
Megjithatë, paralelisht me këtë, tregu ka njohur një rritje të furnizuesve të licencuar. Raporti vjetor i ZRrE-së për vitin 2024 bën të ditur se janë licencuar disa kompani të reja për furnizim me energji elektrike, duke zgjeruar gamën e mundësive për konsumatorët e mëdhenj dhe ata të tregut konkurrues. Në mesin e tyre ka edhe kompani nga Shqipëria, të cilat janë njohur në bazë të parimit të reciprocitetit, si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar mes dy autoriteteve rregullatore më 17 dhjetor 2021.
Sipas raportit, këto janë ndërmarrjet që kanë të drejtë të furnizojnë me energji elektrike konsumatorët në Kosovë gjatë vitit 2024:
-
TREDINT GROUP L.L.C (12.11.2024-11.11.2029)
-
Enerco LLC. SH.P.K. (12.11.2024-11.11.2029)
-
Protergia Energy Albania – Dega në Kosovë (nga 12.04.2024 për 5 vite, njohur me reciprocitet nga Shqipëria)
-
EZ5 ENERGY SHPK – Dega në Kosovë (nga 08.03.2024 për 5 vite, njohur me reciprocitet nga Shqipëria)
-
INFINIT POWER SOLUTION SH.P.K. (28.12.2023-27.12.2028)
-
INFINIT ENERGY DOOEL – Dega në Kosovë (nga 01.06.2023 për 10 vite)
-
SPB ENERXHI PRODAKSHN DOOEL – Branch in Kosovo (nga 06.09.2021 për 10 vite)
-
Eurosol&Energy LTD SH.P.K. (18.08.2023-17.08.2028)
-
SharrCem SH.P.K. (05.05.2023-04.05.2028)
-
ETMT ENERGY SH.P.K. (12.10.2022-11.10.2027)
-
NOA ENERGY TRADE SHPK – Dega në Kosovë (nga 02.12.2021 për 5 vite)
-
MCM COMMODITIES SH.P.K. (31.03.2022-30.03.2027)
-
HEP Energjia SH.P.K. (27.10.2021-26.10.2026)
-
EDS International KS L.L.C (02.09.2021-01.09.2026)
-
Društvo Elektrosever D.O.O. (24.06.2022-23.06.2027)
-
Korporata Energjetike e Kosovës SH.A. (KEK) (20.12.2018-19.12.2043)
-
Future Energy Trading and Exchange Dynamics SH.P.K. (13.04.2023-12.04.2028)
-
GSA ENERGJI SH.P.K. (11.11.2021-10.11.2026)
-
Kosovo Electricity Supply Company (KESlCO) J.S.C (13.04.2017-04.10.2036)
ZRrE thekson se përveç KESCO-s, gjatë vitit 2024 edhe Future Energy Trading and Exchange Dynamics, GSA Energji, EDS International L.L.C dhe KEK kanë furnizuar drejtpërdrejt konsumatorë në tregun e hapur. Ndërkohë, KESlCO vazhdon të mbetet bartës i obligimit të shërbimit universal deri në mars 2026, duke furnizuar konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, ndërsa KEK ushtron përgjegjësitë e furnizuesit të mundësisë së fundit (FMF) deri në korrik 2025.
Nëse në vitin 2024 u licencuan katër kompani të reja, për vitin 2025 ZRrE pritet të vazhdojë procesin e licencimit, edhe pse ende nuk janë të gjitha të pasqyruara në raportin aktual.
Reagimet nga organizatat e biznesit janë të ashpra ndaj mënyrës se si u menaxhua kalimi në tregun e hapur. Shumë biznese nuk ishin të përgatitura për këtë ndryshim dhe u gjendën përballë ndërprerjeve të furnizimit, ndërsa numri i madh i furnizuesve të licencuar rrit konkurrencën, por gjithashtu krijon pasiguri për kompanitë ekzistuese. Përfaqësues të sektorit privat kritikojnë shpejtësinë e procesit, duke theksuar se ky hap duhej të bëhej me më shumë planifikim dhe mbështetje institucionale, për të shmangur tronditje të stabilitetit financiar dhe operativ të bizneseve që janë detyruar të dalin nga tregu. /Kujdestari.info