Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të përgjegjësive që dalin nga Ligji Nr. 08/L-295 për Kripto-Asete ka miratuar Rregulloren për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve që ofrojnë shërbimin e këmbimit të kripto-aseteve.
Sipas njoftimit nga BQK thuhet se Rregullorja vendos themelet për krijimin e një tregu të rregulluar dhe transparent të kripto-aseteve në Kosovë. Kjo shënon hapin e parë drejt licencimit të operatorëve të kripto-aseteve në vend, ndërsa do të pasohet nga zhvillime të tjera rregullative e mbikëqyrëse.
Po ashtu, Rregullorja përcakton kriteret për aplikim, marrjen dhe mirëmbajtjen e licencës, qeverisjen korporative, kërkesat për kapital, ruajtjen e fondeve të klientëve, detyrimin për të vepruar me ndershmëri dhe profesionalizëm, shpalosje dhe transparencë, masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, masat korrigjuese dhe administrative dhe aspekte tjera të rëndësishme.
BQK do të organizojë një punëtori për të prezantuar kornizën ligjore të miratuar si dhe qasjen rregullatore lidhur me kripto-asetet. Me këtë rast BQK fton palët e interesuara të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë punëtori duke dërguar e-mail në adresën: 𝘪𝘯𝘧𝘰@𝘣𝘲𝘬-𝘬𝘰𝘴.𝘰𝘳𝘨, ndërsa të interesuarit me pas do të njoftohen me detajet e organizimit.
Rregulloren për Licencimin e Operatorëve të Kripto-Aseteve mund ta gjeni në web-faqen e BQK-së në këtë lidhje
https://tinyurl.com/54u2wnp3/
Ndaj
Lexo më shumë