E shtunë, 14 Mars, 2026

Bonusi del në llogari: Posta shpërblen punëtorët në janar

Ndaj

Shoqata Sindikale “POSTA” ka njoftuar se bonusi i kërkuar nga sindikata është realizuar dhe do të ekzekutohet me pagën e muajit janar për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës, raporton Kujdestari.info.

Sipas njoftimit drejtuar anëtarëve, realizimi i bonusit është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm sindikal dhe i qëndrimit të përbashkët në mbrojtje të interesave të punëtorëve.

“Sindikata falënderon të gjithë anëtarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkimi dhe solidariteti janë çelësi i arritjes së rezultateve konkrete”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sindikata ka shprehur mirënjohje edhe ndaj menaxhmentit për bashkëpunimin, ndërsa ka inkurajuar punëtorët që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e organizimit sindikal.

“Bashkë jemi më të fortë”, përfundon njoftimi i Sindikatës POSTA, e cila e cilëson veten si zëri i fuqishëm i punëtorëve të PK Sh.A. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera