E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Bizneset zhvendosin investimet jashtë vendit – pse po largohen nga Kosova?

Ndaj

Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e rajonit.

Ky trend reflektohet qartë edhe në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të investimeve direkte jashtë vendit.

Sipas BQK-së, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, investimet direkte të kosovarëve jashtë Kosovës arritën në 166.6 milionë euro – një rritje prej 55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur shuma ishte 107 milionë euro.

Lexo më shumë

Të tjera