Binance, bursa më e madhe e kriptovalutave në botë për nga vëllimi i tregtimit dhe numri i përdoruesve ka reaguar me një video zyrtare pas raportimeve të fundit mediatike që, sipas kompanisë, paraqesin në mënyrë të pasaktë funksionimin e programit të saj të përputhshmërisë.
Në video, Co-CEO Richard Teng dhe Chief Compliance Officer Noah Perlman adresojnë drejtpërdrejt pretendimet mediatike të ditëve të fundit, duke theksuar se këto raportimet përmbajnë interpretime të gabuara dhe lënë jashtë kontekstin e plotë të proceseve të brendshme.
Richard Teng, i cili para rolit në Binance ka shërbyer për më shumë se dy dekada si rregullator në sektorin e shërbimeve financiare, deklaron se kompania ka paguar një çmim të lartë për mangësitë e së kaluarës dhe se prej atëherë ka investuar burime të jashtëzakonshme për ta rindërtuar kornizën e saj të përputhshmërisë mbi baza të forta.
Perlman sqaron gjithashtu se asnjë punonjës në Binance nuk është larguar nga puna për ngritje shqetësimesh mbi përputhshmërinë. Sipas tij, largimet e përmendura në raportime kanë qenë të lidhura me shkelje të politikave të brendshme dhe jo me përmbajtjen e gjetjeve hetimore.
Lidhur me pretendimet për transfere të dyshuara që përfshijnë entitete të lidhura me Iranin, Perlman deklaron se rishikimi i brendshëm i Binance nuk ka gjetur prova që përdoruesit e saj kanë kryer transaksione me persona apo kuleta të sanksionuara në kohën kur kanë ndodhur aktivitetet. Ai thekson se as përdoruesit e përfshirë dhe as kuletat përfituese nuk ishin të përcaktuara si të sanksionuara në momentin e transaksioneve, ndërsa disa kuleta janë shpallur të sanksionuara vetëm pasi aktiviteti kishte përfunduar.
Sipas tij, në ekosistemet on-chain janë të zakonshme transaksionet që kalojnë përmes disa kuletave ndërmjetëse, çka kërkon analiza të detajuara për të vlerësuar ekspozimin ndaj rrezikut dhe për të ndërmarrë veprime kur identifikohen tregues rreziku.
Richard Teng shton se Binance punon ngushtë me rregullatorët dhe autoritetet ligjzbatuese në nivel global dhe se çdo shqetësim trajtohet përmes proceseve të përcaktuara. Ai thekson se vetëm gjatë vitit 2025, Binance iu përgjigj më shumë se 71,000 kërkesave nga autoritetet dhe ndihmoi në konfiskimin e mbi 130 milionë dollarëve fonde të lidhura me aktivitete të paligjshme. Sipas tij, ekspozimi i lidhur me sanksionet është ulur me rreth 97% brenda një periudhe 18-mujore.
Në përmbyllje, drejtuesit e Binance theksojnë se kompania do të vazhdojë të forcojë programin e saj të përputhshmërisë, të veprojë me transparencë dhe të mos shpërqendrohet nga, siç e quajnë ata, “zhurma” mediatike.
Deklaratën e plotë zyrtare mund ta lexoni në: https://www.binance.com/en/blog/compliance/7645950191660160802