E martë, 19 Gusht, 2025

Bien lejet e ndërtimit në 3 muajt e parë të 2025-ës

Ndaj

Ndërtimet e reja në vend janë ngadalësuar në fillim të këtij viti, me më pak leje të miratuara krahasuar me një vit më parë. Por ndërsa numri i lejeve ka rënë, projektet kanë qenë më të kushtueshme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2025 janë miratuar 258 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u miratuan 311 leje.

Sakaq vlera e përafërt e projekteve të miratuara arriti në 20,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej afro 48%, krahasuar me vitin 2024.

Lexo më shumë

Të tjera