E martë, 19 Gusht, 2025

Bien kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Ndaj

Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa për papunësi për herë të parë u ul për shtatë mijë  javën e kaluar në dyqindenjëzetenjë mijë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës të publikuara të enjten.

Shifra ishte nën parashikimet e tregut prej 233 mijë dhe ishte më e ulët nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 228 mijë, raporton KosovaPress.

Mesatarja lëvizëse katër-javore ishte 229 mijë e 500 – një rënie prej 6 mijë e 250 nga niveli i rishikuar lart i javës së kaluar prej 235 mijë e750.

Në qershor, ekonomia amerikane shtoi 147 mijë vende pune, më të larta se parashikimet prej 111 mijë.

Shkalla e papunësisë ra në 4.1 për qind në qershor nga 4.2 për qind në maj, nën vlerësimet e tregut.

Lexo më shumë

Të tjera