E martë, 19 Gusht, 2025

Bie numri i përdoruesve të telefonis fikse dhe atyre me parapagim

Ndaj

Në qershor të vitit 2025 ka rënie të përdoruesve të telefonisë fikse, krahasuar me muajin qershor të një viti më parë, shkruan Kujdestari.Info.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin qershor, ka një rënie prej 0.2 për qind e përdoruesve të telefonisë fikse në qershor 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Qershor 2024)”, thuhet në raport.

Ndërsa, edhe sa i përket telefonisë mobile, në qershor 2025 ka rënie të përdoruesve me parapagim.

“Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose (-5,56%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, theksohet në raportin e ASK-së.

Lexo më shumë

Të tjera