Tenderi për Ndertimin dhe rikonstruimin e rrugëve në zonën urbane në Suharekë, ka dështuar së realizuari, shkruan Kujdestari.info.

Tenderi prej 90 mijë eurove i paraparë nga komuna pak para zgjedhjeve për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve urbane, dështoi pasi nuk ofertoi asnjë kompani.
“Pasi që nuk ka ofertuar asnjë operator ekonomik, anulohet ky aktivitet i prokurimit”, thuhet në njoftimin e komunës së udhëhequr nga Bali Muharremaj.

Në tender parashiheshin, rregullimi i hyrje-daljeve të rrugëve në qytet, sinjalizimi horizontel dhe vertikal me shenjat e komunikacionit, e tjera.
