E premte, 19 Dhjetor, 2025

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë

Ndaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës njofton se ka ndaluar importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga zonat administrative Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se me këtë është bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

Ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

AUV thotë se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe të bashkëpunojë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Lexo më shumë

Të tjera