E premte, 13 Mars, 2026

AUV ndalon importin e kafshëve nga një rajon i Rumanisë, u konfirmua prania e sëmundjes së tërbimit

Ndaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanis, shkruan Kujdestari.info.

Sipas AUV-it, ndalimi është bërë pasi në një fermë familjare në rajonin Maramureș, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit te kafshët shtëpiake.

Njoftimi i plotë i AUV-it:

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe të Komisionit Evropian, të datës 09.02.2026, njofton se në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.

AUV mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar.

Lexo më shumë

Të tjera