E shtunë, 14 Mars, 2026

AUV-i bllokon qumështin për foshnje Nestle – Nidina Optipro 1, gjendet prania e substancës Cereulide

Ndaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se është duke e bllokuar qumështin për foshnje Nestle – Nidina Optipro 1, pasi në të është gjetur prania e substancës Cereulide, shkruan Kujdestari.info.
AUV-i këto masa i ka marrë pas njoftimit që ka pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë.
Njoftimi i plotë i AUV-it:

AUV njofton opinionin publik për qumështin për foshnje Nestle – Nidina Optipro 1 (600g)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, lot 52860346BB, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

Lexo më shumë

Të tjera