Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dha një kontratë për asgjësimin e kafshëve të sëmura, ndërkohë që një nen i kontratës për funksionalizimin e fabrikës së mbetjeve shtazore nuk po zbatohet as pas 16 muajve prej kur u nënshkrua kontrata.
Në janar të vitit 2025, ministri i Bujqësisë atëkohë, Faton Peci, kishte nënshkruar një kontratë për funksionalizimin e fabrikës së nënprodukteve shtazore.
Atëherë, Peci mburrej me dhënien me qira të fabrikës e cila do të kontribuonte në ruajtjen e ambientit.
Mbi procesin e dhënies së kontratës dhe parregullsitë, emisioni “Kallxo Përnime” kishte publikuar një hulumtim në dy vazhdime.
Pas një viti e katër muaj, prej kur u nënshkrua kontrata, fabrika për përpunimin e nënprodukteve shtazore nuk u funksionalizua ende.
Në ndërkohë, në Kosovë u konfirmua prezenca e sëmundjes së kafshëve “lija e deleve”.
Në nenin 8.7 të kontratës për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, operatori ekonomik duhej të kryente shërbimet për asgjësimin e kafshëve me sëmundje, pa kosto shtesë.
“Operatori Ekonomik është i obliguar që të gjitha urdhëresat që vijnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për kafshët e ngordhura në ferma, si dhe kafshëve të cilat duhet të eradikohen (asgjësohen) si pasojë e prezencës të ndonjë sëmundje infektive apo rasteve të shpërthimit të ndonjë pandemie, të marrë përsipër transportin e tyre deri te fabrika dhe përpunimin apo asgjësimin pa kosto shtesë (falas)” – thuhet në kontratën të cilën e kishte nënshkruar ish-ministri Faton Peci në janar të vitit 2025.
Por, kjo nuk ka ndodhur në praktikë.
Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari fabrika nuk është funksionalizuar plotësisht ende, as pas 16 muajsh, prej kur u nënshkrua kontrata.
E gjendur para situatës me prezencë të sëmundjes së kafshëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është detyruar të japë një kontratë të re kornizë për të kryer shërbimet e asgjësimit të kafshëve me sëmundje.
Kontrata u nënshkrua në mars të këtij viti dhe kostoja indikative e kontratës është 55 mijë euro.
KALLXO.com ka kërkuar sqarime nga AUV-i për të kuptuar nëse kompania fituese e kontratës për funksionalizimin e fabrikës nuk po e zbaton marrëveshjen kontraktuale dhe nëse kjo konsiderohet mospërmbushje e kontratës nga operatori privat.
Në përgjigje me shkrim, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së re. Po ashtu, ka dhënë detaje pse nuk po kryhen shërbimet e asgjësimit të kafshëve nga kompania që e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht ka në fuqi një kontratë njëvjeçare e nënshkruar me datën 18.03.2026 për asgjësimin e kafshëve të prekura nga sëmundjet të kategorisë. Qëllimi i saj është i qartë: të garantojë vazhdimësinë e një shërbimi të domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik (shëndetit veterinar) dhe mjedisit” – thuhet në përgjigjen e AUV-it.
“Sa i përket fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, ajo ende nuk është në funksion. Projekti aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të plotësimit të dokumentacionit për sigurimin e lejes së operimit. Është me rëndësi të theksohet se nuk ka mbivendosje të kontratave dhe as dyfishim të shpenzimeve publike” – thuhet në sqarimet e AUV-it rreth fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Tutje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shpjeguar edhe nenin 8.7 të kontratës për funksionalizimin e fabrikës së nënprodukteve shtazore. Sipas AUV-it, neni nuk është zbatuar pasi nuk është funksionalizuar fabrika.
“Referuar nenit 8.7 të kontratës, i cili parasheh obligimin e operatorit për trajtimin e kafshëve të ngordhura apo të sëmura, theksojmë se për shkak se fabrika ende nuk është funksionale dhe mbetet në fazë eksperimentale, këto obligime nuk kanë mundur të zbatohen në praktikë” – thuhet në përgjigje.

AUV dha kontratë 55 mijë euro për punët që do të duhej të kryheshin nga fabrika e mbetjeve shtazore
12.5.2026 – 17:21

“Gjithashtu, deri në këtë fazë nuk janë ndërmarrë masa ndëshkuese apo penalitete ndaj operatorit ekonomik, pasi procesi i funksionalizimit të fabrikës është ende në zhvillim dhe në pritje të përmbushjes së të gjitha kushteve ligjore dhe teknike për operim” – deklaron AUV.
KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje edhe nga kompania “LIP KS & IT” në lidhje me obligimet kontraktuale për kryerjen e shërbimeve të asgjësimit të kafshëve me sëmundje, por deri në publikimin e këtij artikulli kompania nuk ka kthyer përgjigje.
Fituese e kontratës së re për asgjësimin e kafshëve me sëmundje është kompania “Zhvillimi” nga Podujeva. Vlera totale indikative e kontratës së nënshkruar nga AUV është 55 mijë euro.
Nga kërkimi në internet, tek Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, del që kjo kompani aktivitetin kryesor e ka “Ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore”.
KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga kompania mbi përvojën e ngjashme të shërbimeve në sektorin e kafshëve me sëmundje, por ata nuk kanë pranuar të japin detaje. Ndërsa, një përgjigje me shkrim na ka dërguar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Lidhur me Operatorin ekonomik ju njoftojmë se sipas vlerësimit të komisionit të vlerësimit të ofertave i ka plotësuar të gjitha kriteret të cilat janë kërkuar nga njësia kërkuese në kërkesën për inicimin e procedurës së prokurimit e të cilat janë vendosur në dosjen e tenderit. Gjithashtu Operatori ekonomik ka përvojë sepse që nga viti 2016 është duke e kryer këtë shërbim” – thuhet në përgjigjen e AUV-it.
Më 16.05.2025, emisioni “Kallxo Përnime” publikoi një hulumtim që zbardhi pronësinë e bizneseve të cilat fituan një kontratë për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.
Kontrata për fabrikën në Drenas u dha më 10.01.2025 dhe u nënshkrua nga atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Hulumtimi tregonte që vëllai i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, kishte punuar te një biznes i familjes Maloku, njerëzit e së cilës fituan kontratën nga Ministria.
Në vazhdimin e dytë të hulumtimit, pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ofroi qasje në dosjen e kontratës, “Kallxo Përnime” solli detaje mbi kontratën.
Ministri Peci më 14.06.2024 kishte marrë një vendim për themelimin e komisionit vlerësues për funksionalizimin e fabrikës.