E premte, 13 Mars, 2026

Asgjësohen mbi 4 mijë kilogram produkte ushqimore për fëmijë, AUV-i jep detaje

Ndaj

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se ka asgjësuar mbi 4 mijë kilogram produkte ushqimore për fëmijë, shkruan Kujdestari.info.

Sipas njoftimit të AUV-it, këtë vendim e kanë marrë bazuar në njoftimin e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë.

Njoftimi i plotë i AUV-it:

Asgjësohen 4130-kilogram produkte ushqimore për fëmijë pas njoftimeve nga sistemi RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me kompaninë UNION shpk, është realizuar asgjësimi i 7,998 copë produkte ushqimore për fëmijë, të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac, me peshë totale prej 4,130.80 kg.
Sasia e asgjësuar është specifikuar sipas datave të skadencës, në përputhje me njoftimet e pranuara nga Njësia e Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).
AUV aktualisht është në proces të verifikimit dhe gjurmueshmërisë për të konstatuar nëse ndonjë sasi e këtyre produkteve ka mbetur ende në treg.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.
Mund të jetë një imazh i pije dhe teksti

Lexo më shumë

Të tjera