Aktuale

Arrestohet drejtori i Pronës në Fushë Kosovë bashkë me katër zyrtarë të tjerë

Nga Kujdestari Media

Drejtori i Pronës në Komunën e Fushë Kosovës, Gëzim Zogiani, dyshohet se është arrestuar bashkë me katër zyrtarë të tjerë të kësaj komune, shkruan Kujdestari.info.

Sipas informacioneve fillestare, arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi nga organet e drejtësisë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura publikisht të gjitha detajet lidhur me rastin dhe veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Nuk dihet ende nëse rasti lidhet me detyrat e tyre zyrtare dhe menaxhimin e pronës komunale apo me çështje të tjera.

Kujdestari.info është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria për arrestimet, si dhe të detajeve mbi dyshimet që rëndojnë ndaj zyrtarëve.