E diel, 18 Maj, 2025
HomeRajon/BotëArrestohet dhe dëbohet nga...

Arrestohet dhe dëbohet nga Turqia raportuesi i BBC-së

Korrespodenti i BBC-së, Mark Lowen është dëbuar nga Turqia pasi është arrestuar në Stamboll të mërkurën. Lowen ka qenë në Turqi për disa ditë për të raportuar rreth protestave që po zhvillohen kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka raportuar BBC.

Immamoglu – i cili është i arrestuar nën akuzat për korrupsion të cilat ai i mohon – konsiderohet rivali kryesor politik i presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Ai ishte zgjedhur nga partia e tij si kandidat presidencial për zgjedhjet e 2028-ës.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, BBC-ja ka deklaruar se “këtë mëngjes (27 mars) autoritetet turke kanë dëbuar korrespodentin e lajmeve të BBC-së, Mark Lowen nga Stambolli, pasi ishte arrestuar në hotel një ditë më parë dhe është mbajtur për 17 orë”.

Në mëngjesin e të enjtes, atij iu prezantua një njoftim i shkruar se është deportuar pasi është kërcënim për rendin publik, sipas deklaratës.

Shumë gazetarë janë arrestuar, duke përfshirë edhe një fotoreporter nga agjencia franceze e lajmeve “Agence France Presse” dhe disa reporterë turq. Për shumë prej tyre është raportuar se janë liruar në mëngjesin e së enjtes.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -