E mërkurë, 2 Prill, 2025

APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë

Ndaje

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ende s’e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë këtë, duke u rikujtuar se mund të përballen me pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale. Procesi përfundon më 31 mars.

Në njoftimin e APK’së bëhet me dije se deri tani 6 mijë e 420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, e 1 mijë e 714 janë në proces e sipër.

“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 31 mars.  Deri më tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces.  Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

Më shumë

Të tjera