Fushata elektorale për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 12 tetor, ka shtyrë kryetarët aktual të komunave e që kanë rikandiduar edhe për një mandat, që të shpallin tender për asfaltimin e rrugëve, shkruan Kujdestari.info.

Një tender prej 370 mijë eurove e ka hapur pikërisht në ditën e shtatë të fushatës, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i cili është kandidat edhe për një mandat në krye të kësaj komune.
Hyseni ka nisur procedurat për Asfaltimin e rrugës Bukovik – Dobërqan – Gjilan, e cila parashihet të kryehet 745 ditë pas nënshkrimit tçë kontratës.

Sipas dosjes së tenderit, ky projekt i Hysenit do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet aktualisht nga Hysen Durmishi i Vetëvendosjes.
Në vitin 2025 do të ndahen 100 mijë euro, në vitin 2026 po ashtu 100 mijë, ndërsa për vitin 2027 do të ndahen 170 mijë euro.

