E shtunë, 7 Mars, 2026

Aksion në tërë Kosovën për çmimet e derivateve, inspektorati kontrollon mbi 25 operatorë ekonomikë

Ndaj

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në tërë territorin e Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me inspektorët e Administrata Tatimore e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, ndërsa është përqendruar tek mbi 25 operatorë ekonomikë, përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport.

Sipas njoftimit, qëllimi i aksionit është mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve dhe zbatimi i masave mbrojtëse në treg. Institucionet synojnë mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg.

Aksioni është zhvilluar mbi bazën e vendimit të datës 4 mars 2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë këtij aktiviteti, Inspektorati ka vepruar në koordinim edhe me Dogana e Kosovës, me qëllim që kontrolli dhe verifikimet të jenë sa më efektive.

Nga Inspektorati është bërë e ditur se monitorimi i tregut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të mbrojtur konsumatorët, për të luftuar informalitetin dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare. Në rast të konstatimit të shkeljeve ligjore, inspektorët do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Në njoftim thuhet se institucionet përkatëse planifikojnë të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një mjedis më të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Kosovë. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera