E premte, 9 Janar, 2026

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë, arrestohet Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Ndaj

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.

Ky aksion po zhvillohet në disa qytete të Kosovës dhe deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në terren për këtë aksion janë nëntë prokurorë. Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona.

Burimet të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit”, “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “Ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

Lexo më shumë

Të tjera