Një grua ka mbetur e lënduar në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se të përfshira në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë.
“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, theksoi Krasniqi.