E premte, 13 Mars, 2026

AGK-ja shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të dy gazetareve në RTK

Ndaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.
AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional.
“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu”, thotë AGK-ja.
Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK.
AGK-ja shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera