E hënë, 16 Mars, 2026

Ademi e konfirmon: Leon Avdullahu i gatshëm për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Ndaj

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se mesfushori Leon Avdullahu, do të jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e shtatorit.

Kosova i luan dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” më 5 shtator luajnë ndaj Zvicrës në Basel, kurse më 8 shtator kundër Suedisë në Prishtinë.

“Leoni do të jetë në këtë grumbullim”, ka thënë shkurt Ademi, raporton Koha.net.

Ademi të hënën mbrëma njoftoi se mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheimit, ka vendosur të luajë për Kosovën.

Vendimi i Avdullahut ka bërë bujë në Zvicër. Ai ka luajtur në grupmoshat e reja të Zvicrës.

Lexo më shumë

Të tjera