Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka lidhur një kontratë për furnizim me nxemëse elektrike, me një vlerë totale prej 996 euro – për 12 radiatorë elektrikë.
Ndonëse temperaturat ende nuk kanë rënë ndjeshëm, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka vendosur të përgatitet për dimër duke blerë 12 radiatorë elektrikë me një vlerë totale prej 996 euro.
Sipas dokumenteve zyrtare të prokurimit publik, kontrata për “furnizim me nxemëse elektrike – 13 brinjë, ngjyrë të bardhë” është nënshkruar më 10 tetor 2025, me kompaninë Eor Group SH.P.K. nga Prishtina, shkruan Kujdestari.info.

“Furnizim me nxemëse elektrike-Radiator. Data e nënshkrimit te kontratës: 10.10.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Eor Group SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 996.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një ofertues, i cili njëkohësisht është shpallur edhe fitues, pasi ishte i vetmi ofertues përgjegjshëm. Vlera e kontratës përputhet plotësisht me ofertën e vetme të pranuar – 996 euro, çka nënkupton se kontrata është dhënë pa asnjë konkurrencë./Kujdestari.info/. 