Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka hedhur akuza ndaj ish-shefit të tij Akbin Kurti në lidhje me rritjet e çmimit të energjisë që kanë ndodhur në Kosovë, por për paralajmërimin edhe të një rritjeje tjetër e ku KESCO veçse e ka përcaktuar në kërkesë që rritja të jetë 21.3 për qind.
Abazi në në intervistë për Ekonomia Online ka thënë se fajtor për rritje të çmimit të rrymës nuk është KEDS dhe as ZRRE, por Qevevria nën udhëheqjen e Albin Kurtit, e ku ka nënvizuar edhe se protestat duhet t’shkojnë te Qeveria dhe jo te këto dy instotucione.
E si dështim tjetër në lidhje me këtë Abazi e sheh edhe importin e energjisë.
“Do të thotë për pesë vite në Kosovë kjo do të ishte ngritja e katërt e çmimit. Do të thotë katër herë ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kjo është ngritje nga një imponim i importit. Domethënë nuk është ngritje pse kemi investuar në kapacitetet gjeneruese të energjisë elektrike e tash si popull duhet me pagu atë koston e investimit të gjenerimit këtu. Çfarëdo që të ishte ajo, burimet e ripërtëritshme, burimet e gazit, çfarëdo që do të ishte që do të prodhohej në Kosovë dhe ne do të paguanim një kosto shtesë, mund të arsyetohej se ne në afatgjatë po sigurojmë energji të qëndrueshme për Kosovën.
Këto janë veprime ad hoc, arbitrare për shkak të temperaturave të ulëta jashtë, importi rritet, Kosova nuk ka arritur asnjë kilovat orë me shtuar në gjenerim, rrjedhimisht ky është dështim i qeverisë. Ky nuk është dështim i KEDS-it, as i ZRRE-së. Është gabim fatal nëse kësaj radhe nuk shkohet në adresën e duhur të asaj se kush e ka ngritur çmimin e energjisë elektrike”, tha ai.
Abazi përmend edhe ekzistencën e komisionit parlamentar që planifikohet aspekti i furnizimit me energji elektrike.
“Qytetarët duhet ta dinë qartë që ka një komision parlamentar i cili bashkë me qeverinë, ekzekutivin, në këtë rast ministren Rizvanolli dhe kryeministrin Kurti që diskutojnë edhe planifikojnë të gjitha aspektet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Nuk e rrit çmimin KEDS-i, as ZRRE-ja. Këto janë pasoja të mosveprimit të qeverisë edhe të një situate e cila krijohet siç është tani kur Kosova nuk ka energji të mjaftueshme”, tha ai.
E sa i përket protestave Abazi thekson se nuk duhet të përkrahet ndonjë qëmorganizohet nga Kurti.
“Çfarë duhet të bëhet? Nuk duhet të përkrahur protestat e manipuluara nga Kurti, sepse kjo është humbje energjie. E kemi parë herën e kaluar një tortë te ZRRE-ja, dy-tri protesta drejt zyrës së ZRRE-së, dhe kjo është njëfarë zbrazje e ventilit të frustrimitsocial në drejtimin e duhur. Protestat qytetare, protestat e partive politike opozitare nëse e kanë seriozisht duhet të jenë të orientuara te qeveria sepse qeveria është fajtori i mungesës së strategjisë dhe veprimeve të duhura adekuate për furnizim me energji elektrike në mënyrë të rregullt dhe me mbajtje të çmimit në nivelin e kostove çfarë i kanë edhe vendet e rajonit por edhe ne këtu sipas të ardhurave që kemi”, nënvizoi ai.
Abazi e cilësoi situatën e rëndë derisa iu drejtua qytetarëve që rritja e çmimit të faturave të energjisëështë përgjegjësi e qeverisë e jo e ZRRE-së apo edhe KEDS-it.
“Situata është shumë e rëndë, njerëzve janë duke u rritur faturat edhe përtej asaj që kanë shpenzuar me koston të cilën e kanë pasur një vit më parë në krahasim. Një rritje të mundshme të paralajmëruar me 21 për qind, unë jam i bindur që sado që kjo po bëhet rreth kohës së pranverës kur fillon të bjerë konsumi, sepse kjo është taktika e djallit që kur po bie konsumi po rritet që vitin tjetër me harru se është rritë për 20 për qind kur rritet prapë konsumi, por unë mendoj që qytetarët janë më të mençur se aq, sidomos ata të cilët për çdo muaj duhet të ndajnë një pjesë të madhe të pagës së tyre për t’i paguar faturat dhe po ju them, po ju lus meqë ma keni dhënë mundësinë qytetarëve që të mos humbasin energji duke shkuar me protestu te ZRRE-ja as te KEDS-i, sepse ajo është furnizues edhe distribuues. KEDS-i shpërndan energji elektrike, koston e përcakton Qeveria e Republikës së Kosovës me veprim ose joveprim të zhvillimit të sektorit energjetik”, potencoi ai.
Sa i përket cështjes së rinumërimit të votave tëzgjedhjeve të 28 dhjetorit, Abazi e cilësoi si pikë e zezë e sistemit elektoral. Ai gjithashtu përmendi tri faza të keqpërdorimit qytetar.
“Proces i dëmtuar jashtëzakonisht shumë, integretetii votës së vullnetit të qytetarëve është i dëmtuar do tëthotë në çfardo lloj veprimi kjo do të shënohet si njëndër pikat e zeza të sistemit elektoral edhe tënxjerrjes së vullnetit qytetar edhe unë mendoj që këtu ka punë jashtëzakonisht shumë prokuroria nuk guxojmë asnjë prej akterëve politik por edhe ata që e kanë për detyrë zbatimin e ligjit që të përfundoj kjo në heshtje sepse unë kam tërhequr vëmendjen edhe në të kaluarën, që janë tri faza të keqpërdorimit qytetar: një është blerja e votës para se qytetarët tëshkojnë tek kutitë e votimit që bëhet kryesisht prej njerëzve të partive politike që kanë mundësi financiare por edhe mungesë integriteti si kandidat sepse brenda partive politike kjo cështje nuk diskutohet dhe nganjëherë nuk ju shkon për shtati disa grupacioneve të fuqishme përbrenda. E dyta është kontrolli i votës në momentin e hyrjes në qendrën e votimit, ku komisionerë, njerëz të paguar të partive, rrjete kriminale, orientojnë njerëz që nuk kanë ide se për kë votojnë, se ku do të votojnë. Kemi një numër të madh njerëzish të cilët e kanë vullnetin, por nuk do të thotë që domosdoshmërisht e dinë pozicionin edhe votën e tyre. Dhe e treta është mandej këto makinacionet që këto dokumentohen sepse janë të shkruara në letër”, tha tutje ai.