E enjte, 5 Mars, 2026

A po sigurohet vlera më e mirë për para? ZKA kontrollon tenderët me kriterin “Ekonomikisht më të Favorshëm”

Ndaj

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Efektiviteti i përdorimit të kriterit Tenderi Ekonomikisht më i Favorshëm (TEMF) për dhënien e kontratave në prokurimin publik”.

Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse organizatat publike e kanë zbatuar kriterin TEMF në mënyrë të duhur dhe efektive për të siguruar vlerën më të mirë për para. Ky kriter synon përzgjedhjen e ofertës që ofron kombinimin optimal ndërmjet cilësisë dhe çmimit/kostos, duke garantuar përdorim sa më efikas dhe racional të fondeve publike.

Subjekt i këtij auditimi janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Komuna e Pejës dhe Komuna e Suharekës. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera