E hënë, 19 Maj, 2025
HomeAktualeKatër vrasje për tri...

Katër vrasje për tri ditë, Kurti: Shprehu shqetësimin tim, vrasja s’guxon të normalizohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka ftuar organet e sigurisë, hetuesisë dhe drejtësisë që të punojnë për zbardhjen e katër vrasjeve të cilat ndodhën në javën e fundit në Kosovë, shkruan Kujdestari.

Në mbledhjen e Qeverisë, shefi i ekzekutivit shprehu brengën dhe shqetësimin lidhur me këto vrasje brenda tri ditëve.

Fjala e plotë e Kurtit:

Fillimisht dua të ndaj shqetësimin dhe brengën e njëjtë me të gjithë ju këtu të pranishëm dhe bashkëqytetarët tanë në lidhje me katër vrasjet e regjistruara në tre ditët e fundit.

Ftoj organet e rendit, hetuesisë dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund t’ia bëj njeriu njeriut. Ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë, pra, shoqërisë sonë. Gjithë vendi është tronditur e është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, të ndalet, të dënohet.

Na duhet natyrisht analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit. Kjo është thirrje për të gjithë ne, për secilin prej nesh. Edhe për faktin që këto vrasje ndodhën pikërisht në javën kur shënojmë 26-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndalur gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetëror të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar. Bashkë me kolegë nga kjo mbledhje, unë do të vazhdoj për Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

Në emrin tim dhe të Qeverisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira. Teksa, ritheksojmë kërkesën për angazhim maksimal të organeve të rendit dhe të drejtësisë.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -