E hënë, 19 Maj, 2025
HomeEkonomiaNëse ZRrE e rrit...

Nëse ZRrE e rrit çmimin e rrymës, Atlas kërkon heqjen e TVSh-së nga faturat

Institutit Atlas përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nëse ZRrE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, atëherë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në në faturat e rrymës.

Gjithashtu, ky institut ka kërkuar zbatimin e opinionit të Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro, siç thuhet në reagim, të paguara padrejtësisht për konsumin e energjisë në veri.

“Nëse ZRrE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 8% në faturat e energjisë elektike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumin e energjisë në veri”.

“Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026”, thuhet tutje në reagimin e këtij instituti.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -