E hënë, 19 Maj, 2025
HomeTechTikTok bën ndryshime të...

TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur varësinë e adoleshentëve nga aplikacioni

Platforma e njohur e rrjeteve sociale, TikTok, ka prezantuar një nismë të re të quajtur Wind Down, e cila synon të ndihmojë përdoruesit nën 16 vjeç të ulin përdorimin e aplikacionit para gjumit.

Ky mjet i ri aktivizohet automatikisht pas orës 22:00, duke ndërprerë rrjedhën e videove në profil, duke bllokuar ekranin dhe suke luajtur muzikë relaksuese. Fillimisht përdoruesit do të kenë mundësinë të vazhdojnë lundrimin ose të ndalojnë përdorimin e aplikacionit. Nëse zgjedhin të vazhdojnë, pas pak do të shfaqet një kujtesë e dytë, e cila është më e vështirë për t’u anashkaluar.

TikTok njoftoi gjithashtu se në javët e ardhshme do të fillojë të testojë edhe futjen e ushtrimeve të meditimit si pjesë e kësaj nisme, duke u bazuar në studime që tregojnë se meditimi përmirëson cilësinë e gjumit.

Kjo është hera e parë që një platformë e rrjeteve sociale shton drejtpërdrejt një mjet të tillë të ndërgjegjësimit për përdoruesit e saj. Përveç Wind Down, TikTok ka prezantuar edhe Time Away, që u lejon prindërve të kufizojnë aksesin e adoleshentëve në aplikacion gjatë orëve të caktuara të ditës, si gjatë vakteve familjare, shkollës apo pushimeve.

TikTok bën ndryshime të mëdha për të shkëputur

Përveç kësaj, me funksionin e ri Family Pairing, prindërit do të mund të shohin se cilët persona ndjekin fëmijët e tyre, kush i ndjek ata dhe cilat llogari ata kanë bllokuar.

Ekspertët e sigurisë në internet, thonë se kjo do t’i ndihmojë prindërit të monitorojnë më mirë aktivitetin e fëmijëve të tyre në internet dhe t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë zakone të shëndetshme digjitale.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -