E hënë, 19 Maj, 2025
HomeBiznesiEksportet bujqësore në Shqipëri...

Eksportet bujqësore në Shqipëri shënuan rritje me 18%

Produktet bujqësore “Made in Albania” po rrisin praninë e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet e huaja.

Eksportet bujqësore shënuan rritje me 18% gjatë muajit shkurt, krahasuar me shkurtin e një viti më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se performanca pozitive e sektorit bujqësor tregon punën e palodhur të fermerëve për produkte cilësore “Made in Albania”, konkurruese në tregjet ndërkombëtare, shkruan ATSh.

“Të dhënat tregojnë se gjatë muajit shkurt të këtij viti eksportet bujqësore u rritën me 18% në sasi dhe 15% në vlerë”, u shpreh Denaj.

Qeveria e Shqipërisë ka rritur buxhetin për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vitin 2025.

Buxheti prej rreth 15 miliardë lekësh ose 15 milionë euro adreson prioritetet për mbështetjen e fermerëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit.

Buxheti përfshin gjithashtu financimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, ekonomisë blu dhe digjitalizimin.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -