E hënë, 7 Prill, 2025
HomeAktualeASK: Çmimet në qiell,...

ASK: Çmimet në qiell, mbi 55% e familjeve kosovare s’mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 200 E

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë mbi përballueshmërinë e familjeve kosovare në kushtet aktuale ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Sipas rezultateve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Kështu janë deklaruar qytetarët:

Sa e kanë të vështirë familjet kosovare të paguajnë shpenzimet e zakonshme?

• Me vështirësi të mëdha: 5.4%
• Me vështirësi: 15.3%
• Me disa vështirësi: 44.1%
• Mjaft lehtë: 14.2%
• Lehtë: 19.9%
• Shumë lehtë: 1.1%

A mund ta përballojnë familjet kosovare një shpenzim të papritur prej 200 eurosh?

• Po: 44.3%
• Jo: 55.7%

A mund të përballojnë një vakt me mish ose peshk çdo dy ditë?

• Po: 63%
• Jo: 36.5%

Megjithatë, përballueshmëria bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për investime afatgjata, si blerja e mjeteve shtëpiake apo ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -