E premte, 13 Mars, 2026

DhTIK paraqet pengesat e eksportuesve, ministrja: Politikat pro-biznes do zbatohen në praktikë

Ndaj

Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, kanë takuar ministren e sapo emëruar të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila.

Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti dhe anëtari i bordit, Idriz Zejnullahu, kanë shpalosur angazhimet e Dhomës në mbështetje të bizneseve dhe gjithashtu shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet.

Në këtë takim, ministres Kusari-Lila i është dorëzuar dokumenti me kërkesat e Dhomës për ndryshimet ligjore, si dhe dokumenti me pengesat që po hasin bizneset eksportuese.

Nga ana tjetër, ministrja Kusari-Lila tha se ministria që ajo e drejton, është ura lidhëse mes politikave zhvillimore të Qeverisë dhe sektorit privat.

Ministrja vuri theksin te angazhimi që politikat pro-biznes të mos mbesin vetëm në letër, por të përkthehen në masa konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në adresimin e barrierave për bizneset, rritjen e prodhimit vendor dhe avancimin e konkurrueshmërisë. /Kujdestari.info

 

Lexo më shumë

Të tjera