E premte, 27 Mars, 2026

500 mijë euro për kombëtarën e Kosovës, të hënën vendos Qeveria

Ndaj

Qeveria e Kosovës të hënën do të marrë vendim për ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës, pas fitorës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë, shkruan Kujdestari.info.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti të hënën në mbledhjen e Qeverisë do të ndahen këto mjete.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes fitues!

Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.
May be an image of soccer, football and text

Lexo më shumë

Të tjera