E mërkurë, 4 Mars, 2026

365 milionë euro shitje në rajon për dy vite- ku po fiton e ku po humb biznesi kosovar?

Ndaj

Bizneset nga Kosova kanë realizuar mbi 365 milionë euro eksporte në vendet e CEFTA-s gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke konfirmuar rolin kyç të rajonit si treg kryesor për prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë, shkruan Kujdestari.info.

Sipas të dhënave zyrtare që i ka nxjerr Kujdestari.info, për periudhën janar-dhjetor, viti 2024 shënoi një performancë më të lartë krahasuar me vitin 2025, megjithatë disa tregje rajonale kanë regjistruar rritje të ndjeshme.

Shqipëria mbetet tregu kryesor

Shqipëria vazhdon të jetë partneri më i madh tregtar i Kosovës në kuadër të CEFTA-s.

2024: 210,964,600 euro

2025: 131,285,100  euro

Megjithëse vërehet rënie në vitin 2025, niveli i eksporteve mbetet dukshëm më i larti në rajon, duke reflektuar lidhjet e forta tregtare dhe integrimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Maqedonia e Veriut – stabilitet me rënie të lehtë

Maqedonia e Veriut renditet e dyta për nga vëllimi i eksporteve:

2024: 128,093,000  euro

2025: 122,690,200  euro

Rënia është relativisht e lehtë, duke treguar një stabilitet të vazhdueshëm të mallrave kosovare në këtë treg.

Rritje e dukshme në Serbi dhe Mal të Zi

Ndryshe nga trendi i përgjithshëm i rënies në disa tregje, eksportet drejt Serbisë dhe Malit të Zi kanë shënuar rritje në vitin 2025.

Serbi

2024: 42,713,480  euro

2025: 51,067,520  euro

Mali i Zi

2024: 39,060,220  euro

2025: 48,920,900  euro

Këto shifra tregojnë zgjerim të pranisë së produkteve kosovare në këto tregje, pavarësisht sfidave politike dhe tregtare që shpesh e karakterizojnë rajonin.

Bosnja dhe Moldavia – tregje më të vogla.

Eksportet drejt Bosnje dhe Hercegovinës kanë shënuar rritje të lehtë:

2024: 10,963,950  euro

2025: 11,446,100  euro

Ndërsa Moldavia mbetet një treg me volum të kufizuar:

2024: 204,371  euro

2025: 157,153  euro

Në total, bizneset kosovare kanë eksportuar rreth 431 milionë euro në 2024 dhe 365 milionë euro në 2025.

Rënia në vitin 2025 lidhet kryesisht me uljen e eksporteve drejt Shqipërisë, ndërsa disa tregje të tjera kanë treguar rritje.

Rajoni i CEFTA-s mbetet hapësira më e rëndësishme për eksportet e Kosovës, duke dëshmuar se prodhuesit vendorë po arrijnë të mbajnë prezencë të fortë në tregjet përreth, pavarësisht konkurrencës dhe luhatjeve ekonomike. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera