E mërkurë, 4 Mars, 2026

35.35 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve: Publikohen fituesit e tenderit të Ministrisë së Infrastrukturës

Ndaj

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës për tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për 3 vitet në vazhdim”, një prej proceseve më të mëdha të prokurimit në sektorin e infrastrukturës rrugore, shkruan Kujdestari.info.

Sipas dokumentit zyrtar, vlera e parashikuar e kontratës është 35,500,000.00 euro, ndërsa tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur dhe me kriter të dhënies “çmimi më i ulët”. (DOKUMENT)

Procedura ishte iniciuar më 27 maj 2025, por gjatë zhvillimit të saj ka pasur një numër të madh korrigjimesh në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit, përmes formularëve standardë B54, të publikuar në periudha të ndryshme gjatë vitit 2025.

Procesi është përcjellë me ankesa nga kompani të ndryshme, përfshirë edhe ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në njoftimin për dhënie të kontratës theksohet se ky publikim përfshin vetëm lotet për të cilat nuk ka pasur ankesa në OSHP.

Fituesit sipas loteve

Tenderi është i ndarë në disa lote rajonale. Për lotet e publikuara në këtë njoftim, fituesit janë:

  • Lot 1 – Ferizaj 1: Grup i Operatorëve Ekonomik VIA; EUROTITAN SH.P.K.; A.L-ASFALT shpk

  • Lot 3 – Gjakova 1: “Lika Trade” Sh.p.k.

  • Lot 5 – Gjilan 1: Grup i Operatorëve Ekonomik EL-BAU SH.P.K.; EING COM SH.P.K.

  • Lot 6 – Gjilan 2: Grup i Operatorëve Ekonomik Dio Bes SH.P.K.; EUROKOS HOLDING SH.P.K.; Zahiri SH.P.K.; AVAG GROUP SH.P.K.

  • Lot 7 – Mitrovica 1: Arbotec SH.P.K.

  • Lot 8 – Mitrovica 2: Grup i Operatorëve Ekonomik NNT ABC SH.P.K.; B CORP SH.P.K.

  • Lot 10 – Pejë 2: Granit SH.P.K.

  • Lot 14 – Prizren 1: Grup i Operatorëve Ekonomik Famis CO – HC SH.A.; NexBuild Co L.L.C.

Numri i tenderëve të pranuar për secilin lot ka qenë 2,  ndërsa kohëzgjatja e kontratave është 36 muaj (3 vite).

Për shkak të zvarritjeve dhe procedurave ankimore në OSHP, Ministria aktualisht ka në fuqi disa kontrata me negocim me kompani të caktuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale.

Këto kontrata me negocim janë aplikuar për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve gjatë sezonit dimëror, derisa procesi i rregullt i tenderimit ka qenë subjekt i shqyrtimit administrativ. /Kujdestari.info/

Tabela e përmbajtjes [hide]

Lexo më shumë

Të tjera