Raporti i shpenzimeve për korrik 2025 zbulon se asnjë drejtori tjetër e Komunës së Prizrenit nuk ka shpenzuar aq shumë për dreka zyrtare sa Zyra e Kryetarit Shaqir Totaj, shkruan Kujdestari.info.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për dreka zyrtare, kjo zyrë ka shpenzuar 11,549.30 euro, një shifër që duket e tejskajshme për standardet e administratës lokale.
Shpenzimet totale të Zyrës së Kryetarit për korrik arrijnë në 368,924.81 euro për paga, ku pjesa më e madhe shkon për pagat e stafit. Por jo vetëm paga: Zyra ka shpenzuar gjithashtu 193,449.32 euro për mallra dhe shërbime, duke treguar se “lluksi zyrtar” nuk kursen kur bëhet fjalë për furnizime dhe shërbime të ndryshme.

Subvencionet për entitetet publike dhe jo-publike, bujqësi dhe pagesa të tjera arrijnë në 4,500,000 euro, por shumica e tyre mbeten të papërdorura, duke e bërë dukshëm se prioriteti i Zyrës së Kryetarit këtë muaj ka qenë… mirëqenia e tavolinave zyrtare. /Kujdestari.info/