Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nisur vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe veritika në autostradën “Ibrahim Rugova”, bashkë me pajisjet tjera rrugore.
Ai ka thënë se për këtë, vlera totale e punimeve është 1.9 milion euro.
“Standardi i sigurisë matet në detaje, e rrugë më të sigurta nisin me sinjalizim të mirëfilltë. Me përfundimin e procedurave të prokurimit, sot po hedhim një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nëpër autoudhën R7 “Ibrahim Rrugova” , veçanërisht në segmentin Morinë – Gjurgicë dhe Fushë Kosovë – Besi, duke përfshirë dhe nyjet përcjellëse të saj. Punimet me vlerë totale afer 1.9 milion euro përfshijnë vendosjen e sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të tjera rrugore”, tha ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ministri Aliu theksoi se nga kërkesa në zbatim, projekti po merr formë me hapa konkret.